Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar sot deputetët dhe kryebashkiakët e rinj që do përjashtohen grupi parlamentar, madje edhe nga Partia Socialiste nëse shkëputen nga njerëzit e thjeshtë apo nëse mendojnë se mund të bëjnë pa ata, tani që kanë marrë mandatin.
Rama tha se deputetët që nuk i përgjigjen thirrjes së 30 qershorit, do dalin jashtë projektit të vitit 2021.
“Tani PS do të hyjë në zgjedhjet e veta të brendshme nga shatori, në çdo organizatë dhe deri në janar në kongres, dhe unë dua të ndaj me ju bindjen se objektivi ynë për këto zgjedhje te brendshme duhet te jete realizimi i procesit me te thele te komunikimit dhe te hapjes se PS që kemi realizuar në zgjedhjet e mëparshme të brendshme
Kjo kërkon që gjithë lidershipi, nga unë i pari, dhe gjithë skuadra e qeverisë, të zbresin në tokë, në mënyrë që çdo organizatë PS të ketë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejte me ne, në mënyrë që të krijohet mundësia e komunikimit te njerëzve me ne.
Debat me simpatizantët, qytetarët që duan të marrin pjesë në bashkëbisedim, në çdo lagje, fshat, çdo njësi administrative dhe bashki.
Zgjedhjet e brendshme nuk mund ti ngjajnë zgjedhjeve te brendshme te mëparshme, ne asnjë aspekt, por duhet të jetë një proces debati kombëtare, për të korrigjuar, për të pasur një pasqyrë të plotë të situatës në çdo organizatë të PS dhe patjetër edhe të kontributeve të çdokujt që me mbështetjen e PS ka marrë një detyrë pak më të lartë se një anëtarë i zakonshëm apo një qytetarë i zakonshëm, qoftë në parti apo qeverisë, apo administrimin shtetëror
Është koha që secili në këtë sallë të bëjë kilometrat e vet… Sot nuk mund të ketë më deputet që marrin malet për takuar njerëz, deputetë që marrin njerëzit në krahë për tu zgjidhur një hall, deputet që rrinë në kontakt ë vazhdueshëm me njerëzit, apo që edhe ne fushatën e 30 qershorit kanë shkuar tek njerëzit vetëm javën e fundit, nuk mund te këtë.
Nuk mund të ketë anëtarë të asamblesë kombëtare që kujtohen për PS vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo pavarësisht që mund të jenë të rregullt ne mbledhje, nuk shfaqen tek njerëzit. Kush nuk do ti përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori, nuk do jete me ne projektin tone ne 2021
Kush nuk do beje kilometrat e vete qe imponon 30 qershori, do te dale nga projekti
Do dali jashtë kësaj partie çdo krybashkiak që do beje gabim të mendoje se tani qe ka marre mandatin mund te beje pa njerëzit apo dhe pa ne”, tha Rama.