KORÇË/Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, aktivitet për Ahmet Prençin, kandidat për Çmimin Kombëtar të Letërsisë për “Romanin më të mirë 2023”

0
103

Nga Jonida Dhëmbi
Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Mediaprint dhe PEN Albania, organizoi ditën e djeshme një aktivitet të veçantë në kuadër të festave të fundvitit, duke mirëpritur autorin Ahmet Prençi, kandidat për Çmimin Kombëtar të Letërsisë për “Romanin më të mirë gjatë vitit 2023”.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot frymëzim, nxënësit e gjimnazit “Themistokli Germenji” dhe miqtë e librit patën mundësinë të dëgjojnë mendimet dhe përvojat e autorit, një personalitet me karrierë te pasur si shtetar, gjeneral dhe shkrimtar.

Ahmet Prençi vazhdon të konsolidohet si një zë i fuqishëm në letërsinë shqiptare, duke reflektuar me ndjeshmëri mbi temat sociale, drejtësinë dhe fatin e individit në shoqërinë shqiptare.

Romani “Anja”, laureat i Çmimit të Karrierës “Gjergj Fishta” në vitin 2021, solli mesazhe të fuqishme mbi dashurinë, vetminë dhe autenticitetin, duke u vlerësuar si një risi në prozën moderne shqiptare.

Romani “Brenga e Prokurorit” trajtoi një temë të ndjeshme dhe aktuale – drejtësinë dhe sfidat e saj në shoqërinë shqiptare, duke ngjallur diskutime të thella mes pjesëmarrësve.

Një falënderim i veçantë për bashkëpunëtorët tanë dhe për të gjithë ata që iu bashkuan këtij eventi. Me besim në fuqinë e librit dhe frymën e tij transformuese.

Autori Ahmet Prençi nga ana e tij ne rrjetin social ne FB shkruan “Shumë faleminderit Jorida Dhembi, Biblioteka Publike “Thimi Mitko Korçë, Qendra Pen Albania dhe pjesmarrësve e diskutantëve të nderuar. Korça është gjithmonë dashuri”