Fest 63 – Hapet votimi për këngën fituese. Ja si voton diaspora, Shqipëria dhe Kosova

0
41

Diaspora, për herë të parë, do të ketë zërin e saj në zgjedhjen e këngës fituese të Fest 63, e cila do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Për këtë qëllim organizatorët e Fest 63 kanë krijuar një faqe të dedikuar në të cilën të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të munden të votojnë për këngën që ata parapëlqejnë.

Mjafton të klikoni në faqen zyrtare të RTSH-së, festivali.rtsh.al. Votimi në këtë adresë është i mundur vetëm për shqiptarët që ndodhen jashtë!

Në adresën më sipër nuk mund të votojnë qytetarët shqiptarë brenda vendit, ata në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Votuesit nga Shqipëria dhe Kosova votojnë me mesazhe. Keni të drejtë që nga çdo numër të votoni 5 herë vetëm kodin e artistit tuaj të preferuar. Mund të votohet me SMS:

  • nga Shqipëria në numrin 56789
  • nga Kosova në numrin 55789

Votat e shqiptarëve të diasporës do të mblidhen edhe me votat e qytetarëve shqiptarë brenda vendit në përllogaritjen e votave të përgjithshme për këngën fituese. Për të shpallur këngën fituese të Fest 63 do të llogaritet edhe votimi i jurisë profesionale të Festivalit të Këngës. 

/rtsh.al/