Nga Bujar Leskaj
Dje më dt. 19.12.2024, në Kuvend diskutim mbi problematikat e Vlorës!
Jo me larg se tre jave, Bashkia Vlore ka shpallur nje vendim ne lidhje me dhenien e 830 ha toke sipërfaqe kullotë në zonën Shashicë – Gumenicë t’u jepen me qira për 10 vjet subjekteve që janë interesuar pranë ministrisë për ta përdorur për veprimtari fotovoltaike dhe eolike.
Ky vendim, kaq skandaloz, sikur te ishin dhjetra metra dhe jo hectare, ka ngjallur ne menyre te natyrshme reagimin e banoreve te Kanines, te cilet ne degjesen publike te zhvilluar “per sy e faqe” nga Bashkia Vlore, kane shfaqur reagimet perkatese.
Bashkia Vlore, e paqarte dhe konfuze per ate c’ka ka ne dore per te bere, per dhenien e ketyre hektareve toke, eshte gjendur e papergatitur perballe banoreve te Kanines, ku ne shumicen e pyetjeve drejtuar nga banoret nuk ka ditur qofte te jape edhe nje pergjijge. Kjo degjese publike tregoi qartazi se ky vendim eshte ne shkelje te hapur me interest e atij komuniteti, te cilet i shfaqen ne kete degjese publike, ku vete kryetarit te bashkise vlore I deshmuan se kjo kontrate eshte e gjitha ne dem dhe kurriz te tyre, duke e demtuar kete zone dhe bere ‘mish per top’, per nje grusht te vogel individesh, te cilet do jene uzurpatoret e radhes, ne dem te Kanines e Vlores.
Parcelat në fjalë janë pronë stërgjyshore e familjeve Yzeiraj, Hysenaj, Fejzaj, Lazaj, Luzaj Xhindaj, Bedinaj.
Banoret u shprehen se Bashkia Vlore ka vite qe nuk e ka pjese te sajen Kaninen, duke e anashkaluar dhe duke e larguar nga harta e investimeve. Per vite me radhe Kanina eshte larg vemendjes institucionale nga ana a bashkise Vlore dhe qeverise. Kujtojme projektin e 100 fshatrave, ku pervec se nje projekt fasade e korruptiv, nuk rezultoi asgje tjeter.
Kjo kontrate, ende ne ajer dhe e paqarte nga vet ata qe kerkojne ta shpallin, duhet te jete nje kontrate e cila nese vazhdon implementimin duhet te kete ne qender banoret e fshatit Kanine, dhe te hartohet mbi bazen e kerkesave qe keta banore kane shtruar me te drejte; dhe jo te lidhet mesa qeverise dhe subjektit te interesuar, duke demtuar Kaninen, trashegimine e saj dhe qytetin e Vlores.
HEC-et ne lumin Shushice
Uzurpimet dhe punet ne dem te komuniteteve dhe banoreve vazhdojne me vjedhjen qe ju po ju beni ujerave.
Kujtojme ketu, ujesjellesin qe doni te ndertoni, ku ujin do e merrni nga lumi Shushice, dhe do e coni drejt Bashkise Himare, ne llogari te oazeve te vilave qe po ndertohen ne jug.
Po e njejta skeme, ka ndodhur me fshatin Dukat, ku nje tubacion uji, pa konsultim publik ishte vendosur me qellim marrjen e ujit dhe cuarjen ne funksion te furnizimit te oazeve te vilave ne jug, gje e cila hasi qendresen e banoreve te dukatit, te cilet me guxim shfaqen qendrese ndaj ketij projekti vjedhes dhe ne dem te asaj zone.
Nje tjeter krim ne lidhje me perdorimin abuziv te burimeve ujore ne Qarkun Vlore, ka te beje me ndertimin e HEC-eve ne lumen Shushice, respektivisht ne Drashovice, Kote, Brataj e Gjorm, zanafilla e te ciles daton qysh nga viti 2017. Edhe ky project ne vazhden e skemave te lartpermendura, ka anashkaluar degjsat publike, duke mos u bere ose duke u bere fiktivisht, sa per te plotesuar letrat e procedurave te kerkuara ligjore.
Anashkalimi, mos pyetja qe ju behet banoreve, kur abuzivisht kerkohen te implementohen keto projekte jane zanafilla dhe treguesi me I qarte I korrupsionit dhe perdorimit te aseteve natyrore per qellime okulte oligarkike, te lidhura me qeverine.