Kishin hapur dy kompani në Shqipëri për eksport pijesh alkoolike, por i rikthenin në Greqi! 12 të arrestuar

0
71

Po vijon prej disa orësh në Greqi Një operacioni policor për zbërthimin e një rrjeti të kontrabandës së pijeve alkoolike po vijon prej disa orësh në Greqi.

Tre kompani ekzistuese greke kishin hapur tre kompani virtuale, dy në Shqipëri dhe një në Austri, ku supozohej të përfundonin produktet e importuara, gjë që nuk ndodhi, dhe kështu përfunduan duke rishitur pije pa doganë për bizneset në territorin grek.

Në thelb, dukej se kompania që hiqej si austriake po kërkonte nga kompanitë greke që në emër të saj t’i eksportonin pijet në dy kompanitë shqiptare, por kamionët mbërritën bosh në kufirin greko-shqiptar. Kompanitë greke thjesht i mbajtën pijet pa doganë dhe i rishitën brenda vendit.

Në këtë mënyrë, anëtarët e grupit realizuan të ardhura më të mëdha për ta dhe humbje miliona euro për shtetin grek, pasi nuk u vendosën detyrimet e parashikuara.

Sipas informacioneve, në këtë rast është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i AADE në Athinë, ndërsa deri më tani janë arrestuar 12 perona. Me përfundimin e operacionit dhe hetimeve priten njoftime zyrtare nga policia greke.

Guvernatori i Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike, Giorgos Pitsilis, ka lëshuar urdhër për masë disiplinore urgjente nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të  AADE, në lidhje me punonjësin e dyshuar të përfshirë në rrjet.

Informacionet thonë se punonjësi i AADE bënte letra false për të shoqëruar pijet kontrabandë jashtë vendit.