Promovohet në Vlorë libri i Ndriçim Kullës “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”, nga Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali”

0
55

Sot, datë 22.12.2024, në ambientet e Muzeut “Kosova”, në Vlorë, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali, organizuam promovimin e librit “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”, të studiuesit, albanologut, kulturologut, politologut Ndriçim Kulla.

Ky aktivitet kishte të pranishëm, intelektual, shkrimtarë, ish-deputetë e qytetar vlonjatë, sikurse nderuan aktorët e mirënjohur shqiptar Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu dhe aktorja e nderuar dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Znj.Rajmonda Bulku.

Në fjalën time, vlerësova punën e mirë të bërë me këtë vepër, duke ju dashur opozitës në veçanti dhe Shqipërisë, si një “Manifest i vërtetë politik”.

Vepra dëshmon krizën politike, ekonomike, demografike, sociale e diplomatike, që po kalon Shqipëria 12 vitet e fundit. Ajo tregon qartazi peizazhin e zymtë, në të cilën është zhytur Shqipëria këto vite.

Në fjalën e tij, Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë Atird Hoxha, theksoi rëndësinë e kësaj vepre, trajtimin me guxim dhe mendim të thellë sfidat politike dhe shoqërore të Shqipërisë, duke analizuar dinamikat e një regjimi që ai e quan “narkodiktaturë” dhe duke theksuar pasojat e tij jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin dhe Europën; ku çdokush e gjen veten, për kalvarin e dramave sociale e ekonomike që i kanë ndodhur vendit nga keqqeverisja e sektit Rama.

Aktorja Rajmonda Bulku përcolli disa nga pjesët më të spikatura në këtë libër.

Autori dhe studiuesi i nderuar Ndriçim Kulla, falenderoi me mirënjohje Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemali”, Kryetarin e PD Vlorë dhe të pranishmit për organizimin dhe promovimin e veprës “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”.

Këtë promovim, krahas Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemali”, e bashkërendova e organizum me ndihmën e kontributin e Kryetarit të PD Vlorë Atird Hoxha.