Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin.
Rama shkruan se shpërndarja e librave vjen në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit.
Kreu i qeverisë shprehet se “në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri”.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.