Edukimi financiar tek të rinjtë mblodhi së bashku, në një aktivitet të veçantë, aktorë të rëndësishëm të Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bankës së Shqipërisë, etj.
Eventi synon të pajisë të rinjtë me njohuri praktike financiare dhe njëkohësisht të promovojë një edukim financiar të qëndrueshëm në nivel kombëtar.
E ftuar në panel, znj. Elona Kapseri, drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Shitjeve në Degë, në Credins Bank, përgjatë diskutimeve theksoi rëndësinë që Credins i ka kushtuar vazhdimisht edukimit të të rinjve, duke ofruar gjithashtu një grup produktesh bankare digjitale dhe jo vetëm, në mënyrë që çdo i ri të ketë mundësinë të provojë sistemin bankar dhe financiar me qëllimin për një edukim sa më cilësor rreth sistemit financiar.
Credins bank mbështet aktivitetin ‘Shkolla e edukimit financiar’
RELATED ARTICLES