BallinaIntervistaMeta tregon telefonaten me Berishen pas 21 janarit, janë lodhur në këtë...

Meta tregon telefonaten me Berishen pas 21 janarit, janë lodhur në këtë vend që të më arrestonin mua

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk ka frike as nga “Ramaforma” dhe as nga askush. Meta tregon telefonaten me Sali Berishen pas 21 janarit. Videomontazhin e quan shantazh që ai të ikte nga Berisha, të bënte koalicion me Ramën dhe të rrëzonin Berishën.

Pjese nga intervista

Sonila Meço: Nuk e paragjykojmë dot. SPAK-u mund ta nisë me atë.

Presidenti Meta: Nuk po them unë se me çfarë ta nisë. Nuk jap unë orientime se me çfarë ta nisë. Unë përgjigjem për Kushtetutën e Shqipërisë. Kur thuhej sa të ikë ky, do të bëhet nami. Tani themi sa të bëhet kjo. Gjërat janë të qarta: Prokurori i Përgjithshëm, që u zgjodh me 69 vota, u zgjodh që në bazë të veprimeve që do të bënte, pra të njëanshme për fat të keq, dhe ju e dini se sa kontestime ka pasur edhe për KLP-në, madje edhe ka, se nuk dua të hyj në çështje më të thella, të krijojë një KLP. Po SPAK-u nga do të dalë? Të krijohet nga kjo KLP. Pra nga Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shikojeni me logjikë këtë gjë! Shpresojmë që të bëjë mrekullira! Këtudo të jemi.

Meço: Ai do të ngrihet. Në shtator, tetor është i përfunduar.

Presidenti Meta: Duhet të ishte ngritur me kohë.

Meço: Ju shqetëson kjo gjë zoti Meta? Sepse ju thoni, sipas jush do të jetë një SPAK nën ndikimin e këtij Prokurori të Përgjithshëm, të zonjës Marku… nën ndikimin politik. A e keni frikë? Ju bëj një pyetje mëse normale. E bën çdo shqiptar zoti Meta.

Presidenti MetaE para nuk kam asnjë arsye të kem asnjë frikë nga askush. E dyta, janë lodhur në këtë vend që të më arrestonin mua. I pari donte të më arrestonte Doktori në 1992, që më hoqi imunitetin. Isha i pari deputet i opozitës që më hoqi imunitetin dhe që më mbajtën tetë muaj peng nëpër prokurori. Më thoshin edhe që të largohesha që të mos arrestohesha. Ato marrëzitë e asaj kohe. E unë mezi po prisja që të më arrestonin, por nuk e bënë këtë.

Meço: U bë e kundërta. Në vitin 2000 jeni i vetmi që keni ndaluar zoti Berisha.

Presidenti Meta: Së dyti…, po prapë te zoti Berisha. Se këtë përvojë e kam pasur, se kur ishte Ina Rama, kush e kishte prokurorinë, Berisha e kishte? Se e përmenda këtë emër, për të thënë që nuk e kishte Berisha, sepse po ta kishte Berisha nuk do ta kishte firmosur për një natë arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës, se mund ta kishte firmosur arrestimin e një apo dy!

Meço: E përmenda zotin Berisha për të thënë se kur ka vullnet politik, nuk pyet fare për…

Presidenti Meta: …Tani do t’jua sqaroj përse jua përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj kimie edhe ju! Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? – më thotë Doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij viti…

Meço: Të vitit 2011.

Presidenti Meta: Po. Kjo bëhet, – i thashë. – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë!

Sepse po më thonte që jo kanë çuar fshehurazi një ekspertizë në Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri këtu dhe të gjithë shqiptarët, ta dini edhe ju, ta dinë edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që jo nga kjo “Ramaforma”, por nga asnjë lloj drejtësie, amerikane, europiane, IlirMeta nuk ka shqetësimin më të vogël.

Të vetmin shqetësim e kam vetëm nga drejtësia kombëtare, sepse drejtësia kombëtare është e pamëshirshme për çdo lloj politikani, i cili shet interesat kombëtare, i cili bëhet pjesë e lojërave kundër interesave kombëtare. Vetëm këtë kam, këto të tjerat as nuk i llogaris fare.

Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm me këto punë merren, me këto shpifje, me këto intriga.

Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju e mbani mend, ato e-mailet apo jo?

Meço: Kur ju përmendni 21 janarin, ka edhe një… se kur ju thoni “Ramaforma”…

Presidenti Meta: Donin të bënin një “pranverë arabe” edhe në Shqipëri.

Meço: …zoti Rama deklaronte… Atëhere bëhej fjalë për skenarin tunizian… Zoti Rama atëhere deklaronte se është drejtësia e Berishës dhe në një mënyrë ose në një tjetër, …

Presidenti Meta: Si drejtësia e Berishës? Ina Rama ishte drejtësia e Berishës?! T’i lëmë këto muhabete!

Meço: Gjykata juve ju nxori… të pafajshëm.

Presidenti Meta: Cila Gjykatë?

Meço: Të pafajshëm.

Presidenti Meta: Po çfarë do të thonte gjykata për mua?! Çfarë do të thonte? Personi që çoi këtë lloj përgjimi, në orën e tij, ju e dini shumë mirë se çfarë gjetën ata në Amerikë apo jo? Gjetën videon e tij me zëvendësministrin në shtëpi se çfarë po bënin. Këtë nuk e përmend asnjeri! Ata përmendin një shantazh, një montazh totalisht të paligjshëm, që m’u bë mua, siç i bëjnë sorosianët këto punë, me qëllim që, se e para nuk ishte për të më goditur mua publikisht. E para ishte për të më bërë shantazh që unë të ikja nga Berisha, të bëja koalicion me Ramën dhe të rrëzonim Berishën. Unë këtë gjë nuk e pranova. Ia thashë edhe Berishës se këta kanë këtë gjë, por është një mashtrim. Edhe ai madje më tha: Mos e jep dorëheqjen! – Unë i thashë: Do ta jap dorëheqjen, sepse këta kanë një skenar të zi. Sepse këta duan konflikt. Sepse këta duan gjakderdhje dhe unë dua të jem në këtë zyrë si zëvendëskryeministër apo si ministër që t’u jap një pretekst. Unë dua që të iki. Dua të iki vetë te drejtësia dhe ta sqaroj atë punë, sepse janë që të gjitha gjërat të qarta dhe madje i kam thënë që ata prapë nuk do të ndalen. Dhe kemi bërë deklaratë publike dhe kam njoftuar edhe Ministrinë e Brendshme, edhe SHISH-in. Ka dalë edhe Luan Rama, edhe unë që do të bëhet një skenar i dhunshëm, sepse ai ishte qëllimi.

Unë e njoh shumë mirë veten time. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Lëre se çfarë thonë, se ata nuk i thonë këto që të më shqetësojnë mua, sepse ata e dinë se si i trajtoj unë këto lloj shantazhesh, e dinë shumë mirë, e kanë provuar. Por duhet ta dinë se asnjë vend armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe asnjë vend, sado miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ka mundësinë më të vogël për t’i bërë një presion dhe shantazh Ilir Metës. Fare!

Gazetarja: Pra akuza që ngrihet nga përfaqësues të mazhorancës se Ilir Meta po e zhvillon gjithë këtë betejë tani për shpëtimin e drejtësisë, por për të negociuar fatin e tij pas ngritjes së…

Presidenti Meta: Lërini çfarë thuhet! Fati im! Ilir Meta ka bërë betejë për këtë Kushtetutë që i dha Shqipërisë me insistimin e vet, kundër gjithë atyre intrigave. Një ditë ndoshta do të bëj një skenar…

Gazetarja: Libër, libër duhet të bëni. Të na e tregoni pak këtë historinë.

Presidenti Meta: Libër po, por ta bëjmë edhe kështu se njerëzit edhe përtojnë të lexojnë në kohët tona. Ta bëjmë film që të rrëzojmë edhe fantazitë e Hollywood-it vetëm me të vërtetat e reformës në drejtësi dhe çfarë ka hequr Ilir Meta me lloj-lloj intrigantësh, në mënyrë që të shpëtojë stabilitetin e vendit dhe të garantojë normalitetin në këtë vend.

Dhe në gjashtë vite në Shqipëri, vetëm pesë minuta dialog është bërë. Që ta dinë gjithë shqiptarët: Është bërë në zyrën e Ilir Metës atë ditë që donin ta kapnin drejtësinë me Kushtetutë, që nuk i lashë. Shikojeni fjalimin e keni të publikuar! Dhe i kam thirrur të gjithë, sepse bënin lojëra.

Gazetarja: Ofruat dorëheqjen. Dhe bëtë aktin më…

Presidenti Meta: I kam thirrur të gjithë: Hajdeni tani këtu te unë ta zgjidhim këtë punë se kemi dhënë fjalën ta bëjmë me konsensus. I vetmi person që nuk ka ardhur a e dini ju se cili është aty? Është vetëm Edi Rama. Si shpjegohet? Dhe u arrit konsensusi, pa të. Kështu që unë për çështje serioze, të shtetit, të vendit tim, të kombit tim nukbëj asnjë lloj shakaje. Për çështje të tjera, edhe mund të bëjmë ndonjë shaka se njerëz jemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular