BallinaAktualitetDalin PAMJET/ Ajola Xoxa 3 orë në SPAK, Erion Veliaj del me...

Dalin PAMJET/ Ajola Xoxa 3 orë në SPAK, Erion Veliaj del me kapuç nga bashkia

spot_img
spot_img

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për gati 3 orë në ambientet e SPAK mbrëmjen e kësaj të hëne. Përballë prokurorëve të posaçëm ajo ka dhënë dëshminë e saj lidhur me pasurinë e bashkëshortit në hetimet që po kryhen për këtë çështje.

Pas daljes ajo ka shmangur mediat dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Xoxa është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.

Vetë kryebashkiaku Veliaj që hetuesit i ka konsideruar si “kolegë” e ka kundërshtuar kontrollin e pak javëve më parë të banesës të tij dhe të të vëllait Arbër Veliaj, e po ashtu edhe në zyrat e qendrës “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

Sipas atij hetuesit nuk kanë pasur një mandat nga gjykata. Në këtë kontroll Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës iu sekuestruan telefonat celularë dhe një shumë parash në zyrën e saj.

Gjatë marrjes së Xoxës në pyetje Veliaj ka qëndruar në zyrën e tij në bashki dhe ka dalë prej saj kur edhe Ajola është larguar nga SPAK. Në videon e publikuar nga Ora News, Veliaj shihet i veshur komplet me të zeza. Ai është filmuar duke dalë me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë./LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular