Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.