Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua raportohet se ka m*sakruar bashkëshortin me sëpatë.
Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në fshatin Metoq në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor). Sipas informacioneve paraprake, bashkëshortja e ka goditur viktimën me sëpatë në kokë gjatë një sherri mes tyre në banesë.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.