BallinaAktualitetMesazhi i koduar i Metës: Kim Philby s’ishte sovjetik, aleatët do e...

Mesazhi i koduar i Metës: Kim Philby s’ishte sovjetik, aleatët do e zbulojnë shpejt tradhtarin e ri

spot_img
spot_img

Gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Sonila Meço, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë dhe një “mesazh të koduar”. Teksa po flitej për ndikimin e fondacionit Soros në Shqipëri, Meta u pyet nëse kjo është një shmangie nga përgjegjësitë për të gjetur armiq të jashtëm.

“Unë nuk vuaj dot nga këto gjëra, por një gjë e di mirë unë nga historia, besoj që e dini edhe ju, që Kim Philby nuk ishte sovjetik dhe as bashkëshortja e tij nuk ishte sovjetike. Kështu që unë jam i bindur që edhe aleatët tanë do t’i gjejnë Kim Philby-t e rinj, të cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe si një vend i qëndrueshëm në këtë rajon” – tha Meta.

Ai e përmendi spiunin Kim Philby edhe më pas gjatë intervistës duke u shprehur se nuk e kishte përmendur kot, por duke mos dhënë më shumë detaje se kujt i referohej.

Kim Philby, 1912-1988) ishte një diplomat britanik, por i zbuluar më pas si spiun i sovjetikëve. Më 1 korrik 1963, qeveria britanike pranoi se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent i sovjetikëve.

Dezertimi i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë. Në kohën kur ishte me detyrë në Uashington në fillim të viteve 1950 si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, Filby tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të  shqiptarëve të arratisur në vendin e tonë për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Filby ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dyshohej si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Filby kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Ai kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer, i tronditur kur pa njerëz të varfër të rreckosur në Rusi.

Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76-vjeçare. Ai është cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular