Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për mosbindjen civile të opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike.
Analisti Enton Abilekaj i tha Nokës se PD po humbet votat e mbështetësve të vet, me bllokimin e rrugëve, akt ky që i acaron njerëzit, ndërkohë që nuk sjellin asnjë dëm ndaj pushtetit.
Ndërsa Noka deklaroi se PD është parti e të pamundurës dhe se kur të gjithë mendojnë se janë të mbaruar fare, kjo parti fiton.
Enton Abilekaj: Lexova një mjek të njohur, Alfered Ago, që thotë nuk votoj më PD, edhe pse ka qenë me PD. Ai thotë si mund të rrijë Kryeministria bosh dhe ne na bllokohen rrugët kur kthehemi nga puna. Kur bën protestë dhe nuk ka asnjë shpresë dhe ide për qeveri teknike demokratët kthehen të lagur dhe qullosur nga gjithë anët.
Flamur Noka: Ishte mosbindje civile dhe jo protestë.
Enton Abilekaj: Pra nuk arrin asgjë, nuk sensibiizon asgjë.
Flamur Noka: Të gjithë janë sensibilizuar.
Enton Abilekaj: Qytetari thotë pse nuk bllokoni Ramën por na bllokoni ne. Sa kohë keni? Në mars do bëhet qeveria teknike thoni ju, për tre muaj keni kohë të arrihet qëllimi? Në çfarë mënyre?
Flamur Noka: Ju nuk e shihnit që Berisha të ishte kryetar i PD, por është. Sali Berishën e konsideruat të zhdukur, të burgosur, por ja ku është. Ndaj ju them kjo është partie e të pamundurës, ju nuk shihni dot te e pamundura…