Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e krishtlindjes. Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes Facebook të gjithë besimtarët këtë festë.
“Gëzuar Krishtlindjen të dashur besimtarë të krishterë! Ju uroj shëndet, paqe dhe lumturi në jetët tuaja”, shkruan presidenti në postimin e tij në Facebook.
Krahas urimit Begaj ka postuar edhe një kartolinë me rastin e kësaj feste.
“Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë, Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!
Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi! Gëzuar!”