Rozana zgjidhet Borëbardha për ‘shtëpinë e përrallave’.
Shtatë banorët e rinj të futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat, në diskutim me njëri-tjetrin kanë vendosur që të përzgjedhin Rozin mes banorëve VIP si personazhin që duan ta bëjnë Borëbardhën e tyre.
Mirëpo, cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi i tyre në lojë me këtë zgjedhje? E pyetur pse kjo përzgjedhje, Jona theksoi se “e përzgjodha për ta hequr nga dinamikat e lojës”.
“Meqënse u zgjodhe nga banorët e rinj të jesh Borëbardha, roli yt do të jetë që të përkujdesësh për ta, do të kesh akses për të hyrë në shtëpinë e tyre sa herë që të duash. Përveç kësaj do të kesh edhe një funksion shumë të rëndësishëm, por që Vëllai i Madh e ka vendosur vetëm në atë zarf dhe do ta hapim të shtunën. Ti duhet që zarfin që ke aty të mos e hapësh deri të shtunën dhe të përkujdeshesh që as banorët e tjerë të mos e hapin zarfin”- tha Ledioni në porosinë e tij për Rozanën.
Ledioni paralajmëroi që zarfi të mos hapet para të shtunës dhe nëse ndonjë nga banorët VIP ka kuriozitet mace dhe vendos ta hap si zarf, Vëllai i Madh do të përkujdeset të marrë masa ndaj tij.