G Bani është shprehur i keqardhur për gjestin e shëmtuar që kreu mëngjesin e djeshëm ndaj Valbonës, ku zgjodhi ta vëzhgonte në mënyrë të pahijshme ndërsa ajo e fundit ishte duke u larë në dush.
Megjithëse Valbona i kërkoi disa herë të largohej se po e vendoste në siklet, G Bani iu kthye në mënyrë arrogante duke thënë: Jam i uritur të shoh trup femre.
Ndërsa kjo situatë u komentua gjerësisht në Primen e sotme, G Bani ka reflektuar mbi gabimin duke kërkuar ndjesë dhe madje kërkuar edhe largimin e tij nga formati.
“Si shtetas suedez dua të jap dorëheqjen”- tha G Bani.
Në këtë moment ka ndërhyrë Valbona, e cila ka pranuar ndjesën dhe duke e përqafuar banorin është shprehur: Po ike ti, do iki dhe unë!