BallinaPolitikeSondazhi i Lezhës, PS përmbys PD. Ja rezultati

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys PD. Ja rezultati

spot_img
spot_img

Sa i përket sondazhit të Lezhës të zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja, PS do merrte 4 mandate deputeti dhe do përmbyste rezultatin e 2021.

3 mandate do merrte Partia Demokratike. Ndërsa parti të tjera qofshin të reja apo të vjetra do ishin pa ambasador.

Ndërsa në 2021 PD fitoi 4 mandate, ndërsa PS-ja mori 3.

Në sondazhin e zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja lidhur me zgjedhësit në qarkun e Lezhës, mazhoranca e PS-së do kishte një avantazh të ndjeshëm nëse zgjedhjet do kryheshin sot. 44.6% e zgjedhësve sot do votonin PS-së, ndërsa 41.6% do votonin PD-në e Berishës. 1.1% do votoheshin partitë e vjetra të tjera dhe 12.8% partitë e reja.

Sa i përket zgjedhësve që jetojnë në Shqipëri rezultati do ishte më i balancuar: 43.3% do votonin PS-në, 42.3% do votonin PD-në, 1.5% partitë e vjetra të tjera dhe 12.9% do vlerësoheshin partitë e reja.

Shqiptarët që jetojnë në emigracion do votonin më shumë për PS-në me 47.1%, krahas 40.1% që do votonin PD-në. 0.3% partitë e vjetra të tjera, ndërsa 12.5% partitë e reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular