Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy makina dhe një trajler.
Nga informacionet paraprake, raportohet se dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë mbetur të lënduar.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi i ekspertizës është nisur drejt vendngjarjes për hetimet e mëtejshme.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve është shkatërruar thuajse plotësisht.
![WhatsApp Image 2024-12-27 at 17.55.18](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-27-at-17.55.18.jpeg)