BallinaAktualitetNjë tjetër aeroplan i “Jeju Air” pati probleme me pajisjen e uljes

Një tjetër aeroplan i “Jeju Air” pati probleme me pajisjen e uljes

spot_img

Një tjetër avion “Boeing 737-800” i Jeju Air që po udhëtont brenda Koresë së Jugut përjetoi një problem të paspecifikuar me pajisjen e uljes, problem i ngjashëm me atë të avionit që solli humbjen e 179 personave. Mediat raportojnë se avioni u kthye në aeroport nga ku sapo ishte nisur dhe u ul i sigurt.

Avioni ishte nisur nga aeroporti Gibo i Seulit për në Jeju. 39 nga 41 avionë në flotën e Jeju Air janë të këtij lloji. Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan sot se po planifikojnë “inspektime speciale” të të gjithë Boeing 737-800 në përdorim në vend, pasi 179 persona humbën jetën në rrëzimin e një avioni pasagjerësh të këtij lloji, menjëherë pas uljes emergjente të dielën në qytetin e Muan.

“Një total prej 101 avionë Boeing 737-800 janë aktualisht në përdorim në Korenë e Jugut dhe ne po shqyrtojmë opsionet për të kryer inspektime speciale në lidhje me sigurinë e tyre, Joo Jong-ëan,” tha një zyrtar përgjegjës për sektorin e aviacionit në ministri, u tha gazetarëve Transporti në vendin e Azisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular