Kryeministri Edi Rama, ka inauguruar Unazën e Madhe të Tiranës, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Teksa ka publikuar momente nga inaugurimi, Rama shkruan në një postim në Facebook se Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit.
Ai thotë se projekti do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishën në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.