Kryemadhi sot pasi del nga SPAK: Nuk pranova të përgjigjem për asgjë

0
56

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK. Në një deklaratë për mediat ajo shprehu se nuk pranoi të përgjigjet për asgjë.

Kryemadhi: Do njihem edhe me fashikujt, janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime, është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve.

Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë.