“Do të fejohej së shpejti”, mes lotësh flet babai i 33-vjeçarit të vrarë në Shkodër: S’kishte probleme me askënd! Po të kishim dyshime…

0
96

Babai i 33-vjeçarit i cili u vra një ditë më parë në Shkodër, Ramazan Mataj,  ka bërë thirrje për drejtësi.

Mes lotësh ai kërkon nga autoritetet arrestimin e menjëhershëm të autorëve, ndërsa thekson se 33-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd. Ai shprehet në një intervistë për “Shqipëria Live”, se djali i tij së shpejti do të fejohej.

“Komunikimi i fundit në orën 8:20 kur doli nga shtëpia. Do takoj dikë tha, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askën. Kemi qenë për një kafshatë bukë.

Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë.

Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

Ne kemi lidhje vetëm punë shtëpi. Nuk kemi asnjë dyshim, po të kishim dyshime do kishim vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur”- tregoi babai i dëshpëruar për humbjen e të birit.