Berisha paraqitet në SPAK! Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

0
57

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga gjyqtari i  Apelit te GJKKO-së, Engert Pellumbi. Berisha u prit jashtë godinës së SPAK nga protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike në mbështetje të tij. Kryedemokrati pasi mbërriti jashtë godinës hipi në makinë dhe përshëndeti me dy gishta mbështetësit. Sali Berisha nuk bëri komente për gazetarët dhe u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qendroi shume pak minuta.