Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi.
Mediat greke raportojnë se virusi metapneumovirus (HMPV) është regjistruar në zonën e Selanikut.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i intubuar në spitalin “Papanikolou” me simptoma të pneumonisë.
Fillimisht pacienti ishte dërguar në një klinikë private, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u dërgua në spitalin shtetëror të Selanikut “Papanikolaou”.
Sipas të njëjtave informacione, ai u testua dhe u diagnostikua me virusin HMPV, një virus i cili aktualisht është në rritje në Kinë.
Mësohet se e bija e 71-vjeccarit kishte pak ditë që ishte kthyer në Selanik nga udhëtimi i saj në Kinë, ku kishte shkuar për pushime.