Një shtetase, ka telefonuar policinë duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona. Vajza ndodhej në një banesë në katin e 8.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me këtë shtetase, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hapë.