DOKUMENTI/ “Liria” e Sali Berishës dhe Jamarber Malltezit në Kushtetuese, gjyqtarja Xhaferllari hoqi dorë nga çështja! Zbardhet shkresa

0
178

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari mësohet se kishte hequr dorë nga çështja ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shqyrtimin e masës së sigurisë. 

Ne një letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese ne muajin tetor te 2024, Marsida Xhaferrllari rendiste disa nga arsyet pse ajo nuk duhet te shtë pjesë e gjykimit te çështjeve te Berishes dhe Malltezit. Por kerkesa e saj nuk u pranua nga kolegët e GJK, duhet e bere kete te fundit pjese të trupës.

Në letrën e zbardhur nga Panorama.al , Xhaferrllari thotë se ka zgjedhur të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështje në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.

Më 7 tetor 2024, Malltezi ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Sipas gjyqtares, ‘Malltezi ka vënë në dyshim paanshmërinë time, për të cilën paraqet si shkak ndërhyrjen nga persona të tretë, të cilët sipas kërkuesit kanë interes të drejtpërdrejtë politik në izolimin e kërkuesit dhe të vjehrrit të tij, z. Sali Berisha për arsye politike’.

“Me anë të kësaj kërkese parashtroj qëndrimin tim në kohën më të shkurtër të mundshme (duke vënë në dukje se në periudhën 09-13.10.2024 së bashku me të gjithë gjyqtarët kemi qenë me shërbim jashtë vendit), si një shenjë e detyrimit ligjor dhe etik që kam për të vlerësuar me seriozitet këtë kërkesë, pavarësisht nga baza e saj, për t’i përçuar jo vetëm kërkuesit mesazhin se kjo Gjykatë, dhe unë si anëtare e saj, trajtojmë me seriozitet çdo kërkesë të palëve”, shprehet gjyqtarja në shkresën drejtuar Holta Zaçajt.

1

Gjyqtarja Xhaferllari hedh poshte supozimet për ndikim nga figura politike të ndryshme, qe sipas saj nuk qëndrojnë. “Në asnjë rast, asnjë familjar dhe asnjë person me lidhje të afërta me mua nuk ka tentuar të më ndikojë në ushtrimin e detyrës. Në kërkesë nuk ka asnjë provë që sugjeron një veprim specifik nga ana ime, por vetëm aludime subjektive të palëve të treta”, shprehet ajo.

2

“Duke pasur parasysh këto kritere, çmoj se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese nuk vihet në rrezik për shkak të mungesës së kuorumit, gjë që më lejon të vlerësoj kriterin e dytë dhe të tretë. Reputacioni i Gjykatës është thelbësor, edhe nëse cenohen padrejtësisht të drejtat e mia individuale, më e rëndësishme është siguria e kërkuesit dhe publikut që gjykimi është i drejtë dhe i paanshëm”, argumenton Marsida Xhaferllari.

3

“Duke mbajtur në konsideratë dhjen që çështja e kërkuesit ka me çështjen tjetër kushtetuese, të paraqitur nga ankuesi Sali Berisha për kundërshtimin e vendimmarrjes së gjykatave të juridiksionit të zakonshëm për caktimin e masave të sigurimit ndaj tij, ju lutem konsideroni se deklaroj për të njëjtat shkaqe heqjen dorë edhe prej saj”.