Vajza që shihni në foto është e reja Sajmja Qordja, e cila ditën e sotme alarmoi forcat RENEA me denoncimin se po dhunohej brenda një banesë në zonë e Astirit.
Efektivët menjëherë rrethuan banesën, por 20-vjeçarja u mbyll brenda apartamentit, duke mos pranuar të dilte. Pas tentativës për të negociuar me të, efektivët hynë brenda apartamentit duke u ngjitur në tarracë.
Policia njoftoi se vajza u gjet e vetme, por pa shenja dhune, megjithëse në gjendje të rënduar psikologjike.
Raportohet se ajo ishte larguar nga banesa me të dashurin e saj, i cili nuk pranohej nga prindërit e të resë, sepse është person problematik. Ky i fundit kishte marrë me qira dy apartamente në zonë e Astirit, ku në njërin po qëndrone vajza, e në tjetrin u gjetën dy armë zjarri pistoleta.