Ulja e çmimit të energjisë, kreu i OSHEE-së Enea Karakaçi: Ja si do të zbatohet skema, konsumi 700 kw s’është fashë

0
58

Drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi në një intervistë në Ora News u shpreh se nëse një abonent konsumon nën 700 kw, atë konsum do e ketë të shumëzuar me 8.5 lekë, dhe nëse konsumon mbi 700 kw atëherë do shumëzohet me 9.5 lekë.

Karakaçi: Në fakt ulja një lekë në sektorin e energjisë për abonentët familjarë është substancial, është pak më shumë se 10%.

Po ashtu është e rëndësishme të theksojmë faktin që sot në rajon dhe në Europë është atipike që ne të shkojmë me një ulje çmimi.

Kjo vjen për shkak të një performance shumë të mirë të të gjithë sektorit energjetik.

Duke nisur që nga kompanitë KESH dhe OST që merren me menaxhimin dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe të transmetimit të energjisë elektrike.

Përformanca jonë varet nga shumë elemente por dy nga më të rëndësishmet janë niveli i uljes së humbjeve dhe niveli i arkëtimeve.

Në vitin 2024 ne të dyja këto nivele i kemi në shifra rekord.

Kemi 17.93% nivelin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes që është një shifër rekord.

Është më e ulëta që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri.

I shkojmë shumë afër parametrave evropiane dhe rajonalë të humbjeve të shpërndarjes.

Rreth 95% e klientëve familjarë sot në Shqipëri konsumojnë nën kategorinë 700 kw.

Këtu nuk jemi duke folur për fashë në kuptimin klasik të fashës sepse fasha ka dy çmime, fatura ka dy çmime ka një çmim të caktuar për një konsum dhe ka një çmim të caktuar për konsumin tjetër.

Në rastin konkret në faturën e energjisë elektrike do jetë vetëm një çmim.

Nëse ju si abonente konsumoni nën 700 kw, atë konsum ju do e keni të shumëzuar me 8.5 lekë.

Nëse ju do keni konsumuar mbi 700 kw atë konsum do e keni të shumëzuar me 9.5 lekë.