Dy persona kanë përfunduar në spital të plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (9 janar) në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.
Sipas bluve të kryeqytetit njëri është plagosur me sende të forta, ndërsa tjetri me thikë. Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndersa policia po punon për zbardhjen e konfliktit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.