Largimi i Brojës me barrelë, trajneri i Evertonit tregon situatën: Shpresojmë të jetë një sinjal i mirë fakti që…

0
53

Leiton Beins, ish-futbollisti i njohur anglez, ishte në detyrë si trajneri i përkohshëm i Evertonit, pas shkarkimit të Shon Dajç. Ndaj ishte pikërisht ai që u paraqit para mediave në fund të ndeshjes së Kupës FA ndaj Peterborou, të fituar 2-0.

Sigurisht, një nga çështjet për të cilat u pyet, ishte situata e Armando Brojës, i cili la fushën e lojës në barrelë i përlotur, pas një dëmtimi që dukej i rëndë.

“Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo.

Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, tha Beins për mediat.