Brenda apartamenteve, 3 djem dhe 3 vajza, detaje nga ngjarja në Astir! Të rinjtë konsumuan drogë dhe…. 

0
41

Detaje të reja dalin nga ngjarja e ditës së djeshme në Astir, ku një 21-vjeçare alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën. U desh ndërhyrja e forcave RENEA që hynë nga tarraca për të nxjerrë vajzën nga banesa e cila më pas u shoqërua në spital.

Mësohet se brenda banesës kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin ishte në një lidhje 21-vjeçarja S. Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e së entjes, 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë. Kur ajo është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.

Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici.

Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të 21-vjeçares, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me të bijën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën.

Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat (3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) si edhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë.

Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.