EMRI/ Kishte shkuar në Bilisht për të gjetur punë si bari! 58-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, ja për çfarë dyshohet

0
115

Gjendet i pajetë një 58 vjeçar në një rrugë të vjetër të Bilishtit. Sipas të dhënave, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, dhe nga temperaturat e ulëta pasi mund të ketë qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Viktima E. Çeka nga qyteti i Rrëshenit, mësohet se kishte ardhur në Bilisht për të gjetur punë si bari