Këngëtarja dhe aktorja seksi Jennifer Lopez feston sot 50-vjetorin e saj.
Ajo bëri pak pushim nga turi botëror “It’s my party” dhe uroi veten e saj nëpërmjet një video që s’mund të ishte tjetër veçse seksi nga fillimi në fund.
Sipas J.Lo të 50-tat janë të 30-tat e reja dhe e thënë nga ajo është krejtësisht e justifikueshme sepse sado të mundohemi vështirë se mund të gjejmë në fizikun, portretin apo energjinë e saj ndonjë shenjë moshe.
Ky 50 vjetor e ka gjetur Jennifer Lopez më të plotësuar se kurrë edhe në aspektin shpirtëror, teksa po shijon romancën e bukur me partnetin e saj Alex Rodriguez.