Spiropali nga Kamza: Me organizatorët e Kuvendit Rinor, për të vazhduar transformimet epokale në këtë bashki

0
61

Kryetarja e Kuvendit dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali së bashku me Kryetarin e Bashkise Kamëz Rakip Suli patën nje takim me të rinjte në Kamëz. Pas takimit znj.Spiropali shkruan në FB: – “Me organizatorët e Kuvendit Rinor Kamëz shtohet motivimi dhe frymëzimi për të vazhduar transformimet epokale në këtë bashki që ndryshon e rritet dita-ditës. Diaspora ka filluar sot regjistrimin për zgjedhjet e majit. Çdo fjalë, informacion dhe komunikim deri ne votim na bashkon drejt “Shqiperise 2030”.
Duket theksuar fakti se mbështetja ndaj rinisë ka qene prioritet absolute i Bashkisë Kamëz e cila permes politikave të saj iu ka dhënë mbështetje pa rezerva. Nën mbështetjen e drejtëpërdrejtë të kryebashkiakut Rakip Suli përmendim mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe sportive, mbështetja ndaj talenteve në fusha të ndryshme, ofrimi i bursave për ekselentet e pandodhur më parë, pajisjen e bibliotekës se qytetit me mbi 4 mijë tituj librash etj.