VIDEO/Përplasen dy tramvaj në Strasburg, raportohet për dhjetëra qytetarë të plagosur! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi aksidentin

0
50

Një aksident mes dy tramvajeve ka ndodhur në Strasburg, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 30 persona. Pamjet e para tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të shpëtuar nga vagonët e bllokuar. Deri tani, raportohet se pesë persona janë në gjendje kritike, ndërsa dyshohet se mund të ketë dhe viktima. Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur një tramvaj ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacionin qendror të Strasburgut. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit ka aktivizuar një operacion të gjerë dhe ka kërkuar që qytetarët të shmangin zonat e prekura dhe të lehtësojnë aksesin për shërbimet e urgjencës.

WhatsApp Image 2025-01-11 at 17.09.34

Ata gjithashtu bënë thirrje për shmangien e zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président -Wilson për të lehtësuar aksesin emergjent në zonë.

Mësohet se aksidenti u shkaktua kur një nga tramvajet ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacion