EMRAT/ Plagosje në Pogradec! I lënduari ishte duke u qethur, autori hyri në berberhane dhe…(DETAJE)

0
35

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të shtunë në Pogradec, në lagjen numër 1.

Si pasojë e konfliktit mes dy personave, një 23-vjeçar është dëmtuar, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.

Burimet policore bëjnë me dije se autori Sindi Syzo është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur.  Me një mjet prerës ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberhanes pa pasur asnjë konflikt mes njëri tjetrit.

Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.

Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.