Programi për trashëgiminë kulturore, deputetja Ina Zhupa: Me PD marrin fund koncesionet në trashëgiminë kulturore. Ndjekim standartet e UNESCO, mbrojmë identitetin dhe historinë

0
41

Nga Butrinti, deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha se me Partinë Demokratike në pushtet do të marrin fund koncesionet në trashëgimin kulturore.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se do të ndjekin standardet e UNESCO-s, duke mbrojtur identitetin  dhe historinë.

“Nuk ka më asnjë privat që do të vër duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve”- tha Ina Zhupa.

Të gjitha fondacionet- tha deputetja e PD- të gjitha organizatat të kenë mundësi të japin donacione, të monitorojnë paratë e tyre, por asnjëra, asnjëherë, nuk mund të shtijë në dorë pasurinë kombëtare të qytetarëve shqiptar.

Deklarata e Ina Zhupës

Ndodhem në qytetin antik të Butrintit, një betejë disa vjeçare e Partisë Demokratike për të mbrojtur identitetin, historinë e shqiptarëve.

Jam këtu për të garantuar çdo shqiptar, që pas fitores së 11 majit, Partia Demokratike garanton që do të marrë fund praktika e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.

Nuk ka më asnjë privat që do të vër duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve.

Ne do ta mbrojmë historinë dhe identitetin me cdo kusht.

Ne do të bëjmë gjithçka, që Butrinti po dhe çdo site tjetër i trashëgimisë kulturore, të zbatojë standardet më të larta të UNESCO-s dhe UNESCO të jetë guida dhe partneri jonë më i rëndësishëm.

Të gjitha fondacionet, të gjitha organizatat të kenë mundësi të japin donacione, të monitorojnë paratë e tyre, por asnjëra, asnjëherë, nuk mund të shtijë në dorë pasurinë kombëtare të qytetarëve shqiptar.

Ne jemi krenar për historinë tonë, për identitetin tonë, dhe do të bëjmë gjithçka që ta lartësojmë dhe ta mbrojmë atë.

Ne jemi shqiptar dhe Shqipëria është detyrimi që i kemi fëmijëve tanë për ta mbrojtur dhe për ta lartësuar.