Barcelona bëhet për herë të 15-të në histori fituese e Superkupës së Spanjës, teksa mposhti mbrëmjen e sotme në stadiumin “King Abdullah Sports City”, Realin e Madridit me rezultatin 5 me 2, në një duel që i pati të gjitha.
Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë spektakolare në Arabinë Saudite.
Los Blancos e nisën me “marshin e pestë” takimin, teksa Kylian Mbappe realizoi me finesë. Një e majtë tokazi e Lamine Yamal solli golin e barazimit, në minutën e 22-të
Në minutën e 33-të, Camavinga ndërhyn ndaj Gavit, teksa u akordua penallti për të besuarit e Flick, vetëm pas rishikimit me VAR të rastit. Nga pika e bardhë u nis Lewandowski, i cili nuk fali. Pasi përmbysi rezultatin, Barça mori zemër dhe shënoi edhe të 3-tin me Raphinhan. Brenda pjesës së parë, Balde thelloi shifrat edhe më shumë. Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha kompletoi dopietën personale. Barcelona mbeti me një lojtar më pak në të 56-tën, pasi Szczesny u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje ndaj Mbappe-së. Ekipi i Ancelottit “tundi rrjetën” me Rodrygon duke dhënë sinjale shprese, por gjithsesi pa i ndërruar dot udhë fatit të takimit. Barcelona fiton kështu këtë trofe, që shijon shumë, pasi vjen në një “El Classico”.
REAL MADRID 2-5 BARCELONA
5′ Mbape, 60′ Rodrigo / 22′ Jamal, 36′ Levandovski, 39′, 48′ Rafinja, 45+10′ Balde