Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përditësuar informacionin në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës.
Sipas Emenergjencave Civile, që qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.
Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore
Akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës.
Akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.