Ekzekutimi mafioz në derë të shtëpisë/6 plumba ndaj pronarit të mobilerisë, Bujar Nasufi s’kishte precedent penalë

0
16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ( 12 janar 2024) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës. Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake.