BallinaEkonomiAdministratori i OSHEE Enea Karakaçi shpjegon pse çmimi i energjisë nuk u...

Administratori i OSHEE Enea Karakaçi shpjegon pse çmimi i energjisë nuk u ul më shumë se 10.5%

spot_img

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Enea Karakaçi, shpjegoi se pse OSHEE propozoi ulje të tarifave me 10.5% dhe jo më shumë.

“Enti Rregullator miratoi propozimin tonë në bazë të të dhënave financiare ekonomike të kompanive energjetike në treg. Çdo kush do të donte që ulja të ishte edhe më e madhe se 10.5%. Çdo klient do që produktin për të cilin ai paguan të jetë më i lirë. Por, ne më shumë se sa uljen e çmimit kemi të rëndësishëm ecurinë e mëtejshme dhe të qëndrueshme të financave të kompanive. E thënë ndryshe, ky çmim nuk cenon kompanitë dhe garanton qëndrueshmëri në vijimin e objektivave në vijim”, tha Karakaçi në “E-ZONE”.

Por a mund të ishte marrë ky vendim lehtësues për familjet më herët?

“2022 ishte një vit stresues për sektorin për shkak të çmimeve me të cilat u përballëm në tregjet ndërkombëtare. 2023 ishte me qetë. Ndërsa viti që lamë pas na solli rezultate pozitive. Ne presim ta mbyllim vitin 2024 me një fitim prej 7.2 miliard lekë për të gjitha kompanitë e grupit. Niveli i humbjeve në rrjet arriti në shifrën më të ulët, 17.9%, ndërsa arkëtimet arritën në 100.5%. Këta tregues na dhanë mundësinë që të lehtësonim sadopak abonentët familjarë”, shtoi Karakaçi.

Kostoja e këtij vendimi sipas të dhënave arrin në 3.1 miliardë lekë apo 31 milionë euro në vit. Kjo kosto tha Karakaçi është e ndarë në tëtri kompanitë energjetike, për rrjedhojë mungesa e këtyre parave nuk cenon planin e investimeve në sektor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular