Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të jetë pjesë aktive e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u angazhuar në qarkun e Tiranës.
Kryesocialisti Edi Rama i ka besuar Hoxhës drejtimin e njësisë numër 1 të kryeqytetit, duke e zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit, pas mbledhjes së fundit të kryesisë, u emërua drejtues politik për qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, Pandeli Majko ka lënë drejtimin e qarkut të Kukësit dhe do të angazhohet në fushatën zgjedhore për Kavajën.
Lëvizjet duket se janë pjesë e strategjisë së Partisë Socialiste për të maksimizuar votën në qarqet e sipërpërmendura.
Në qarkun e Tiranës, drejtuesi politik është Erion Veliaj, ndërsa për fushatën do të angazhohen edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Albana Koçi, Delina Ibrahimi, Elisa Spiropali, si dhe Pandeli Majko dhe Ervin Hoxha.