Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në Çlirim Gjata i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora thotë se në truallin e teatrit do të pastrohen 200 milionë euro.
I pyetur përse Rama kërkon të prishë tani Teatrin, Gjata përgjigjet: “Sepse zotit Rama ia kërkon krimi i organizuar dhe oligarkët që i kanë dhënë paratë. Në truallin e teatrit do të pastrohen 200 milionë euro me nja 6-7 kulla 20- 30 katëshe. Nga informacionet që kemi nga ekspertë brenda qeverisë së zotit Rama, – që kanë pasur probleme e konflikte së fundi me zotin Rama – nga ky grup kriminal e oligarkësh që kërkon të ndërtojnë në atë tokë, nga 200 milionë euro që janë premtuar se do të ndërtohen janë premtuar 60 milionq euro kesh. Radhë vij të them gjëra të tilla por mundohem të jem sa më i saktë.”
Ky është shkaku që duan ta shembin. Paraja, pastrimi i parasë kriminale dhe të oligarkëve. I ka blerë votat krimi i organizuar atij. Sepse i kanë dhënë paratë zotit Rama, prandaj duan ti japin shërbimet ata se nuk kthejnë paratë mbrapsht.”
Shkaku tjetër thotë Gjata është shkatërrimi i trashëgimisë kombëtare. Gjatë e mbylli intervistën duke deklaruar se mes Alencaës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës po hartohet një memorandum i cili do të firmoset së shpejti.