BallinaKronikeNuredin Dumani zbulon listën me 10 personat që Erion Alibej i donte...

Nuredin Dumani zbulon listën me 10 personat që Erion Alibej i donte të vrarë: Në krye ishte emri i…

spot_img

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer emrat e personave që Erjon Alibej i donte të vrarë.

Sipas Dumanit, raporton gazetarja Klodiana Lala, në krye të listës me 10 emra, qëndronte Talo Çela.

Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka deklaruar Dumani.

Kujtojmë se Ramazani u vra në 20 korrik të 2020 në garazhin e banesës së tij pasi kishte dal nga palestra.

Gjithashtu, më herët, Nuredin Dumani deklaroi para Gjykatës së Posaçme në një seancë më dyer të mbyllura se për t’u liruar nga burgu në 2014 e ndihmoi krushku i ministrit të Drejtësisë.

Ai deklaroi se ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi dhe se për lirimin pagoi shumën prej 40 mijë eurosh.

Më siguruan një raport mjekësor që me jepte vetëm 3 muaj jetë”, deklaroi Dumani.

Në 2014 Dumani rezulton të jetë liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Prej asaj kohe ai kryente vrasje me pagesë dhe mbi bazën e dëshmisë së tij SPAK goditi disa grupe kriminale dhe hodhi dritë mbi disa krime të rënda të ndodhura ne Elbasan, Tiranë e Durrës.

Seanca e radhës për Plumbin e Artë do të mbahet të enjten në orën 10:00.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.

Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë.

Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani ka qene shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular