Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa u paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorise se Posaçme (SPAK).
Pas disa orësh kryetarja e bashkisë doli nga ambientet e SPAK. Ndonëse u pyet nga gazetarët se për çfarë u mor në pyetje, ajo nuk dha asnjë përgjigje.
Sakaq burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se Sefa u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për hetimin ndaj deputetit socialist Bujar Çela.
Deputeti i PS Bujar Çela është në hetim, pas shpërthimit në magazinën e tij në Lushnjë, me pasojë vdekjen e Roland Hoxhës dhe Elidion Hoxhës.