BallinaPolitike34 vjetori i PD/Sabah Sheta: Gëzuar vëllezër dhe qëndrestarë krutanë! Falenderime dhe...

34 vjetori i PD/Sabah Sheta: Gëzuar vëllezër dhe qëndrestarë krutanë! Falenderime dhe mirënjohje për secilin

spot_img

Nga Sabah Sheta
Të nderuar demokratë të Krujës. Sot është një ditë e rëndësishme për ne! 34 vite më parë, pas lëvizjeve antikomuniste në Shqipëri nuk kishte se si dhe në një zonë patriotike e qëndrestare si Kruja të mos themelohej e para parti opozitare pas rënies së diktaturës, Partia Demokratike dega Krujë.

Në këtë ditë të rëndësishme për secilin nga ju, shpreh falënderimin për themeluesit, ata që u anëtarësuan të parët në familjen tonë, që sakrifikuan, u përballën me regjimit në emër të lirisë dhe demokracisë. I njëjti falënderim shkon për të gjithë drejtuesit e PD dega Krujë ndër vite si dhe të gjitha nivelet e strukturave!

Sot nuk kam tjetër veçse mirënjohje për çdo demokrat sado ditë të ketë milituar në familjen tonë. Veçanërisht përulje kam për ata që në emër të antikomunizimit, demokracisë, lirisë kanë punuar në mënyrë sistematike, kukëulur për PD, e ndoshta janë harruar ndër vite kontributet e tyre.

Pse jo, këtyre qëndrestarëve të parimeve sot duhet të iu kërkohet edhe falje që në më shumë se tri dekada janë harruar, nuk janë konsideruar, janë thirrur vetëm në raste fushatash duke bërë opozitë me ta dhe është ndarë pushtet më të tjerë.

Personalisht për aq sa më takon, iu kërkoj ndjesë dhe përsëris faktin që nuk do të harroj asnjë që ka punuar për një PD demokratike, e që Kruja do të ketë djemtë dhe vajzat më të mira të zgjedhur në nivele të ndryshme të drejtimit sot nxë opozitë dhe nesër në pushtet.

Një apel kam dhe ndaj atyre që e kanë parë PD si bidon qumështi, e sidomos ndaj atyre që nuk kanë asnjë lidhje me PD e sot shtiren si të tillë, që të mos flasin në emrin e demokratëve të ndershëm, atyre që përmenda më sipër sepse krutanët ju njohin mirë. Ulni, kokën, lini mënjanë sherrnajën dhe punoni për një PD në pushtet, krah aleatëve tanë strategjikë.

Të nderuar vëllezër demokratë! Përpos sa theksova më lartë, vijimi i apelit tim është të jemi të bashkuar ndaj regjimit në pushtet, të mos vetkonsumohemi sikurse deri më sot! Ta shohim problemi në sy dhe të punojmë për fitoren.

Sot është festë dhe jo kohë për analizë, ndaj le të festojmë. Të ngremë gotat dhe trokasim themelimin e shtëpisë tonë politikë duke shpresuar që 35-vjetori do të na gjejë në pushtet.

Gëzuar vëllezër krutanë. Gëzuar përvjetorin e 34-të të PD dega Krujë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular