Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ambasadorit Ëilliam G. Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte”. Basha shkruan se në këtë libër ndërthuret mjeshtërisht përvoja e një dëshmitari kyç të masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që shpalosi krime kundër njerëzimit dhe spastrimin etnik nën regjimin e Millosheviçit.
Ai shkruan se ambasadori Ëalker me punën e tij si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, u shndërrua në një mbrojtës të drejtat e shqiptarëve dhe një figurë historike, duke sensibilizuar botën për nevojën e veprimit ndërkombëtar. Basha shpreh mirënjohje për kontributin e tij dhe rëndësinë e librit si një homazh për viktimat e Reçakut dhe një mjet për të reflektuar mbi rëndësinë e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.
Postimi i plotë i Bashës
I lumtur, të isha pjesë i promovimit të librit të Ambasadorit William G. Walker, “Reçak: Historia e një krimi lufte”, në të cilin ndërthuret mjeshtërisht përvoja e një dëshmitari kyç, me një tragjedi të madhe njerëzore në Kosovë, kur njerëzimi u vu përballë një krimi të rëndë, kundër popullsisë civile.
Duke e cilësuar masakrën e Reçakut, si krim kundër njerëzimit Ambasadori Walker i dha Kosovës një zë të fuqishëm, në kohët më të vështira, si edhe sensibilizoi botën, për spastrimin etnik që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit.
Me punën e tij, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadori Walker u shndërrua në një figurë të jashtëzakonshme, duke mbrojtur të drejtën e një populli të shtypur dhe duke sinjalizuar komunitetin ndërkombëtar, për nevojën e veprimit urgjent. Është pikërisht ky rol historik, i mbështetur në parimet e drejtësisë dhe të vërtetës, që e bën figurën e tij aq të vlerësuar tek shqiptarët, kudo janë.
Ky rrëfim, i masakrës së Reçakut dhe i skenës politike ndërkombëtare ku ajo u zhvillua, përforcon mesazhin, se nuk ka paqe pa njohjen e së vërtetës. Me fuqinë e një dëshmitari okular, Ambasadori Walker jep një perspektivë të rrallë mbi dinamikën diplomatike dhe njerëzore të asaj periudhe, ndërsa vazhdon të mbetet një mik i çmuar i shqiptarëve, të cilëve iu qëndroi pranë në rrethana tepër të vështira.
Si shqiptar, jam mirënjohës për kontributin e madh të Ambasadorit Ëalker dhe për këtë libër të çmuar, që kapërcen kufijtë e një kujtese historike, duke u kthyer në një homazh për viktimat e Reçakut dhe një hapësirë reflektimi për ata që besojnë se drejtësia dhe dinjiteti njerëzor duhet të mbrohen në çdo kohë.