Autoritetet njoftuan arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, rreth një muaj e gjysmë pasi ai e zhyti vendin në kaos politik duke shpallur ligjin e përkohshëm ushtarak më 3 dhjetor
Ekipi që e hetonte atë “ekzekutoi një urdhër arresti për presidentin Yoon Suk Yeol sot në orën 10:33 me orën lokale”, njoftuan autoritetet.
Yun, është kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut që arrestohet në historinë e vendit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, hetuesit dhe policia kanë prerë telat me gjemba për të shkuar pikërisht në rezidencën ku ndodhej presidenti.
Më shumë se 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit të së mërkurës.
Vetë Yun tha se vendosi të dorëzohej për të shmangur gjakderdhjen edhe pse e konsideron procesin të paligjshëm.