Mesazhi që përcolla në 34 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Sarandë:
Sëpari shpreha mirënjohje për themeluesit e Degës së Partisë Demokratike Sarandë, drejtuesit e saj ndër vite, kontributorët e të gjithë demokratët, sidomos të qëndrestarëve të viteve ‘90-91, ‘97 dhe 2021-2022.
Theksova rëndësinë që ka prezantimi i programit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, si e vetmja rrugë për të fituar dhe ndryshuar faqen Shqipërisë.
Disa nga pikat e mesazhit që përcolla:
1.Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm me programin e saj, me alternativë konkrete, e cila ka në fokus qytetarin, biznesin e vogël, të mesëm dhe biznesin e madh të ndershëm, dhe jo oligarkun.
2. Ne do te përcjellim alternativën tonë tek qytetarët, e cila përcakton minimumin jetik 200 euro, pagën minimale prej 500 eurosh, politikat e lehtësirat fiskale për të gjithë shqiptarët.
3.Programi i Partisë Demokratike është nje program totalisht i realizueshëm, të cilin ne çdo ditë do ta shpalosim, do ta përcjellim tek qytetarët, sëbashku me rrugët konkrete të reqlizimit të tij, sepse fatura e këtij programi është një faturë e përballueshme nga buxheti i shtetit.
4.Boshti kryesor i politikave ekonomike do jetë vendosja në qendër e qytetarit, e politikave sociale, vendosja në qendër e interesave të 700 mijë pensionistëve, të të rinjve, të qytetarëve shqiptarë.
Më poshtë po ju përcjellë fjalën time të plotë, e mbajtur në 34 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Sarandë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të dashur dhe të nderuar themelues të Partisë Demokratike Dega Sarandë, në 8 janar 1991,
I nderuar Sekretari i Përgjithshëm z.Noka,
E nderuar zonja Kryetare e Degës Sarandë, e nderuar deputete, zonja anëtare e Këshillit Kombëtar, drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë,
Sot në këtë ditë të vecantë, ku ju festoni, të gjithë në bashkë festojmë njëherazi dhe themelimin e PD Sarandë, 8 janarin e 1991 dhe 11 janarin e 1991, kur 8 burra fisnike themeluan Degën e Partisë Demokratike Sarandë dhe organizuan mitingun e parë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe kundër diktaturës në atë kohë.
Ne ndihemi krenar dhe shprehim mirënjohjen tonë dhe përulemi me nderimin më të thellë para veprës suaj .
Njëherazi në këtë 11 janar të vitit 2025, 34 vjet më mbas ne shprehim nderimin dhe respektin tonë për ata zonja dhe zotërinj që e ngritën Partinë Demokratike si “Feniksi nga Hiri”, në vitin 1997, punuan me përkushtim në vitet 1998,’99,2000, për t’i dhënë fitoren Partisë Demokratike në vitin 2005 dhe pa asnjë mëdyshje me respektin dhe veneracionin më të thellë për të gjithë ata zonja dhe zotërinj që mbas vitit 2021u futën në atë procesin e madh, procesin evolutiv të Partisë Demokratike, të Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Pse?
Për një fakt të dhimbshëm, për një fakt kriminal, të organizuar nga Edi Rama, McGonigal, bashkëpunëtori i Ramës, të dirigjuar nga mësuesi i tyre Sorosi i zi, sic njihet sot në mbarë botën, goditjen e Partisë Demokratike, goditjen e Kryetarit, e Liderit Historik të Partisë Demokratike, manipulimin e Partisë Demokratike e drejtuesve të saj, shantazhin ndaj një partie, shantazhin ndaj demokratëve, i cili nuk ishte shantazh e trysni vetëm ndaj një personaliteti që e ka shenjuar emrin e tij në historinë e Shqipërisë, në vecanti, në historinë e këtyre 35 viteve.
Të nderuar motra e vellezër,
Procesi i Rithemelimit, i forcimit të Partisë Demokratike për të kaluar në një forcë udhëheqëse të Shqipërisë ështe një detyrë për të gjithë ne, është një proces që vazhdon përditë. Ne jemi të fortë kur të jemi vërtetë demokratë, të jemi të hapur, të dashur me njerëzit dhe të jemi njerëz punëtor . Ne duhet të jemi shërbestar, shërbestar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve ashtu sic mësonte i madhi Mit’hat Frashëri në Dekalogun e tij moral. Nga ana tjetër ne duhet të jemi luftëtar të dritës, luftëtar të dritës për të përcjellë mesazhet e Partisë Demokratike .
Partia Demokratike nuk vjen në pushtet vetëm nga korrupsioni që ka prodhuar në këto 12 vite sekti Rama, nuk vjen në pushtet nga këto politika antikombëtare, politika sadiste që Rama ka ndjekur në këto 12 vite, të cilat shkaktuan hemorragjinë e madhe, shpopullimin e Shqipërise POR Partia Demokratike do te vijë në pushtet vetëm me programin e saj, vetëm me alternativën e saj dhe këtë alternativ jemi në të gjithë që do t’a përcjellim te qytetarët, jemi ne që do përcjellim alternativën e Partisë Demokratike që ka në fokus qytetarin dhe jo oligarkun, ka në fokus biznesin e vogël, të mesëm dhe atë biznesin e madh të ndershëm, por jo ne fokus interesat e oligarkëve; ka ne fokus prosperimin e Shqipërisë dhe jo gllabërimin e pasurive tokësore e nëntokësore të Shqipërisë.
Ne ketu ne jug, ne Qarkun e Vlorës, ne Sarandë e kemi ndier, e ndiejmë përditë këtë grabitje të pasurive që Rama po i orienton tek të ashtuquajturit investitor strategjik, që cuditerisht koncidojnë që janë politikanë ose njerëz të lidhur me krimin e organizuar.
Të dashur motra dhe vëllezër,
Ne do përcjellim alternativën tonë tek shqiptarët, alternativën tonë e cila përcakton minimumin jetik, prej 200 eurosh; alternativën e cila përcakton rrogën minimale prej 500 eurosh; alternativën e cila përcakton atë politik fiskale, ato incetiva, ato lehtësira fiskale që ne do të përcjellim, do të realizojmë në qeverisjen tonë për të gjithë shqiptarët, për të gjitha kompanite shqiptare.
Programi jonë është një program tëresisht i realizueshëm, është një program që ne cdo ditë do ta shpalosim tek shqiptarët, do të shpalosim dhe rrugët konkrete, pra është nje faturë e përballueshme nga buxheti i shtetit.
Pse eshte fature e perballueshme nga buxheti i shtetit?
Per arsye se fokusi, boshti kryesor i politikave ekonomike do jete vendosja ne qender e qytetarit, vendosja ne qender e politikave sociale, vendosja ne qender e atyre 700 mije pensionisteve, interesave te te rinjve, interesave te qytetareve shqiptare kudo ata jane.
Do te jete nje fushate e veshtire por ne e kemi besimin.
Ne e kemi besimin, se duke ecur ne te dyja shinat. Cdo dite e me teper korrupsioni i qeverise se sektit Rama flet vet, si nje kancer qe po gerryhen administraten, qeverine, por per fatin tone te keq, ky korrupsion i prodhuar nga ata po gerryhen dhe Shqiperine . Nga ana tjeter, cdo dite e me teper do shpalosim programin tone, do plotesohemi me ekipet tona, te atyre njerezve qe do punojne ne terren, do propagandojne programin e PD.
Duhet ta theksojme: pune, pune, pune !
Ajo formula, slogani, qe është percjelle edhe ne media, ajo do nje interpretim per mendimin tim: Eshte Radha Jone, nese do punojme, ne rast se ne do shfaqim ato vlerat tona me te mira, duke u krenuar me themeluesit e Partise Demokratike. Ne kemi nje Parti qe duhet te jemi krenar per te gjithe themeluesit e Partise Demokratike ne vitin 1990-91.
Kujtojme se e drejton Shqiperine keto 10 vite Sekti Rama, i cili zanafillen e tij e ka tek Dushan Mugosha dhe Miladin Popovicit.
Nje parti-sekt qe eshte ne pushtet, i cili mbeshtetet dhe ka implementuar politika teresisht antikombetare qe sot jane shfaqur si nje qelb i zi ne kete shpopullim te frikshem te Shqiperise, ne kete disproporcion. Vetem sipas percaktimeve te Bankes Boterore, 1/3 e shqiptareve jetojne me me pak se 5 dollare ne dite .
Te fokusohemi nje moment dhe te mendojme se si mund te jetoje nje individ me 5 dollare ne dite, kete te mendojme. Ne rast se ne mendojme kete, cfare veshtiresish po kalojme dhe se si po prishen me shpejtesi raportet sociale ne Shqiperi, atehere ne do jemi shume te hapur, do jemi shume luftarak, do jemi shume argumentues ne fushaten tone.
Ne kemi nevoje qe ne te githe ate proces, te hapjes se Partise Demokratike , te bashkepunimit, te sinergjizimit te perpjekjeve te secilit prej nesh, te bashkohemi, te afrohemi me te gjithe, te shkojme tek qytetaret tane, te shkojme te votuesit, tr shkojme tek pjesa gri , sepse nuk ka ne asnje logjike normale qe te votojne kete sekt qe shkaterroi Shqiperine.